Manchester City është gati të nënshkruajë Joško Gvardiol nga RB Leipzig, me një marrëveshje që tashmë është mbyllur.
Madje, sipas gazetarit Fabrizio Romano, Gvardiol përfundoi sot pjesën e parë të testeve mjekësore me Manchester Cityn në një lokacion sekret.
Dy klubet kanë arritur marrëveshje për çmimin e qendërmbrojtësit kroat për t’iu bashkuar Manchester Cityt, edhe pse shifrat e operacionit ende nuk janë bërë të ditura.
Gvardiol do të jetë nënshkrimi i dytë veror për Manchester City pas Mateo Kovacić.
Kushtet personale u dakorduan në qershor pasi Jo ško donte të bashkohej vetëm me Man Cityn.
/TV Malisheva