Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Britaninë e Madhe u rrit sot me 684 të vdekur në spitale, sipas autoriteteve shëndetësore.
Kjo është një shifër më e lartë se një ditë më parë (616), që e çon në 19 506 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend, që nga fillimi i pandemisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 143 464 persona (+5 386) testuan pozitivë me COVID-19 në vend, që është një nga vendet më fort të goditur në Europë.