Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka falënderuar 26 këshilltarët e kuvendit komunal në Prishtinë për zgjedhjen e Pellumb Bajqinovcit, asamblistit të LDK-së, si kryesues të ri të kuvendit komunal.
Sipas Abdixhikut, përveç se profesionist e përafrues, Bajqinovci është veprimtar e bashkëpunëtor i madh.
“Dhe pikërisht me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës. Larg pazareve e interesave të ngushta, larg polarizimeve, larg ngecjes”, tha Abdixhiku.
Kujtojmë se Bajqinovci u zgjodh sot kryetar i kuvendit komunal në Prishtinë, pas shkarkimit të ish-kryetarit, Fehmi Kupina.
/TV Malisheva