Janë gjetur trupat e katër viktimave të një familjeje që kanë humbur jetën pasditen e së premtes në liqenin e Banjës.

Viktimat janë G.Z, 46-vjeç, dy djemtë e tij, 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar, M.Z, të gjithë nga fshati Cingar.

Polumbarët e RENEA-s si dhe banorë të zonës u aktivizuan në kërkimin e katër viktimave, trupat e të cilëve janë gjetur mbrëmë në orët e vona.

Sipas deklarimeve, të dhëna nga ana e familjarëve ata kanë ndaluar në fshatin Drizë dhe janë futur në liqen për t’u larë. Por, më pas ata nuk kanë dalur më nga uji, shkruan TCh.

Buzë liqenit, Policia ka gjetur dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të katër pjesëtareve të familjes.

/TV Malisheva

Share.