Marash Kumbulla ishte i ftuar në një rubrikë në faqen zyrtare të Hellas Veronas në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve të shumta në lidhje me sezonin fantastik që po zhvillonte me skuadrën e Serie A.

“E kam kaluar karantinën me familjen time. Shpresoj të shoh së shpejti miqtë e mi. Para këtij sezoni kam punuar shumë dhe stërvitem sa më shumë që të jetë e mundur. Të gjithë besuan tek unë, trajneri, drejtori dhe presidenti, dhe më dhanë mundësinë të debutoja në Serinë A. Kur bëra debutimin tim, kuptova që mund të isha i rëndësishëm për ekipin.”

Rezultatet e këtij viti: Kemi punuar shumë gjatë fazës përgatitore dhe rezultatet u panë. Jam rritur shumë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Grupi këtë sezon: Rezultatet janë për shkak të grupit. Ka shumë të rinj, por edhe futbollistë më me përvojë, që na ndihmojnë shumë. Të ardhurit janë integruar shumë mirë me grupin vitin e kaluar dhe kjo na ka lejuar të marrim rezultate të mira.

Dëmtimi i Danzit: Më vjen keq për situatën e tij. Ai ka shumë talent, por për fat të keq, për shkak të dëmtimit, nuk ishte në gjendje ta tregonte. Jam i bindur që, duke e kapërcyer këtë lëndim, do të tregojë se sa vlen.

Kapiten në ekipin kombëtar: Shpresoj t’ia arrij, do të ishte një ëndërr tjetër e bërë realitet./ Tv Malisheva

Share.