Dy raste të vdekjes kanë ndodhur të hënën në rajonin e Pejës, të cilat policia i ka konsideruar vdekje aksidentale.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Fadil Gashi, ka thënë se njëri prej këtyre rasteve ka ndodhur në Bjeshkët e Irzniqit në orët e hershme të mëngjesit.
“Sot rreth orës 6:55 policia është njoftuar se në Bjeshkët e Irzniqit se një person ka humbur jetën. Për shkak të terrenit të vështirë, policia dhe ambulanca nuk kanë arritur deri te vendi i ngjarjes derisa janë angazhuar edhe njësite tjera të kërkim shpëtimit për të transportuar trupin e viktimës”, ka thënë ai.
Vdekja e viktimës, sipas Gashit, është konstatuar nga ekipi mjekësor, derisa dyshohet se arsyeja ka qenë infarkti kardiak.
“Pas procedurave ligjore trupi u është dorëzuar familjarëve për varrim”, ka deklaruar Gashi.
Lidhur me rastin tjetër të vdekjes, Gashi ka thënë se ka ndodhur në hyrje të Istogut. Ky rast në fillim është cilësuar si vdekje e dyshimtë. Mirëpo pas ekzaminimeve të ekipeve mjekësore është konstatuar se vdekja e personit në fjalë ka ndodhur për shkaqe natyrore.
/TV Malisheva