Në kuadër të realizimit të premtimit të qeverisë komunale dhe planifikimit buxhetor për këtë vit, Komuna e Malishevës sot i ka ekzekutuar pagesat direkte për subvencionim për fermerët, përkatësisht subvencionimin e dorëzimit të qumështit, bletarët, për krerë dele dhe dhi, ku përfitues janë 214 fermerë, në vlerë të përgjithshme prej 66 577.66 euro.
”Ne si drejtori, në vazhdimësi do ti mbështesim fermerët e komunës sonë, brenda mundësive buxhetore dhe në kuadër kësaj mbështetje, kemi realizuar premtimin e kryetarit të komunës, z.Ekrem Kastrati, për përkrahjen e të gjithë fermerëve dhe të bujqësisë në përgjithësi, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe furnizimin e tregut me produkte vendore”, ka thënë drejtori i Dretorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli.
Drejtori Dukolli, ka bërë të ditur se janë subvencionuar dorëzuesit e qumështit, me nga 3 cent për litër, përkatësisht 70 fermer, për mbi një milion litra qumësht të dorëzuar, apo shprehur në shumë totale, 32 235.66 euro. Pastaj, janë subvencionuar 106 bletarë, për 4831 shoqëri bletësh, në shumë totale prej 19 324 euro dhe blegtorët që mbajnë dele dhe dhi, 38 blegtorë, për 5006 krerë, janë mbështetur me 15 018 euro.
”Shuma totale mbështetjes apo subvencionimit është 66 577.66 euro dhe është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës”, ka deklaruar drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli.
/TV Malisheva