Kanye West është bashkuar zyrtarisht në klubin e miliarderëve.

Një artikull i revistës Forbes, i botuar të premten zbulon se si reperi së fundmi i dha dokumente revistës, duke u dhënë atyre një vështrim numerik autentik të pasurisë sv tij, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, artikulli vëren se West ishte i pakënaqur me hulumtimet dhe gjetjet e tyre, duke deklaruar se ai beson që vlera e tij neto të jetë rreth 3.3 miliardë dollarë dhe jo 1,26 miliardë dollarë që ata kanë vlerësuar.

“Nuk është një miliard,” pretendoi West të enjten mbrëma. “Ajo është 3.3 miliardë dollarë pasi askush në Forbes nuk di të llogarisë.”

West pason kunatën Kylie Jenner, 22 vjeçe, e cila u emërua nga Forbes si miliarderja më e re ‘selfmade’ për të dytin vit radhazi.

Reperi u tha se ishte i pakënaqur kur emri i tij u la jashtë listës së të pasurve në fillim të këtij muaji.

Sipas raportit, ekipi i West ka dhënë deklarata që tregojnë se reperi ka 17 milionë dollarë para, 35 milionë dollarë aksione, 81 milionë dollarë në ‘ndërtesa dhe anekse’ dhe 21 milionë dollarë tokë.

“Adidas Yeezy”, bashkëpunimi i modës midis reperit dhe markës gjermane të veshjeve sportive, ka një vlerë të ardhurash prej rreth 1.3 miliardë dollarë, duke e bërë West të marrë rreth 140 milionë dollarë nga shitjet vetëm vitin e kaluar.

Artikulli sugjeron që West ka qenë i etur për të provuar statusin e tij financiar për ca kohë, duke vënë në dukje se ai më parë kishte pretenduar të ishte miliarder gjatë një paraqitjeje në Festivalin e Inovacionit të Fast Company 2019.

“Kur kontaktova Forbes, u tregova një faturë prej 890 milionë dollarësh dhe ata ende nuk më thanë miliarder”, u drejtua babai i katër fëmijëve Kanye para audiencës.

Zack O’Malley Greenburg i Forbes zbulon në artikull se si West pranoi se ai ‘nuk ishte djalë me numra’, por e shpjegoi atë që Kanye thoshte për numrin e gushtit të Forbes vitin e kaluar se ishte një ‘artikull mosrespektues’.

Pasi u pajisën me dokumentet e duhura nga West, “Forbes” vlerësoi pasurinë e tij në pak më shumë se një miliard, duke pretenduar se ai ka pasuri në vlerë rreth 1.26 milionë dollarv.

Lajmi vjen pasi kunata e tij, Kylie Jenner u emërua miliarderja më e re për të dytin vit radhazi, pasi shiti 51 për qind të aksioneve të markës së saj të kozmetikës. /Tv Malisheva

Share.