Një qytetar i moshës rreth 50-vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një ure në Mitrovicë mesditën e së mërkurës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për medie se rasti ka ndodhur në orën 13:30, derisa është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Zahiti tha se viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion dhe vdekja e tij po hetohet.

“Sot, rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar.

Hetuesit policorë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Zahiti.

/TV Malisheva

Share.