Ka filluar takimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës me përfaqësues të bizneseve, në kuadër të ciklit të takimeve për “rrugën e re” të Kosovës.
Pas takimit pritet që kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku të deklarohet për media.
Abdixhiku, më parë ka takuar edhe opinionistë, gazetarë, organizata të shoqërisë civile dhe ligjërues universitarë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Sipas LDK-së, “rruga e re”, synon të çojë Kosovën drejt një të ardhmeje të ndritur, duke dalë nga kriza aktuale.
/TV Malisheva