Sot me fillim nga ora 19:00 stadiumi “Doosan Arena” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Viktoria Plzen dhe Dritës, e vlefshme kjo për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Drita e nis sot aventurën në garat evropiane, ku edhe do ta ketë një test tejet të vështirë me gjigantin çek, Viktoria Plzen.

Skuadra gjilanase do të synojë që ta befasojë Plzenin në ndeshjen si mysafirë, që t’ia lehtësojë punën vetit për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/TV Malisheva

Share.