Loris Karius është duke kaluar sezonin e tij të dytë si i huazuar te gjiganti turk Besiktas.

Por klubi nga Stambolli nuk e ka ndërmend ta aktivizojë klauzolën për blerjen përfundimtare të gjermanit për tetë milionë euro.

Kësisoj portieri gjerman do të rikthehet në Anfield, por ende nuk dihet vendimi i Jurgen Klopp nëse do ta mbajë apo jo në skuadër.

Dëshira e Karius është të mbetet te Liverpool dhe të luftojë me portierin brazilian Alisson për një vend titullari.

26-vjeçari ka pasur një ofertë të rëndësishme nga Wolverhampton Wanderers, por që e ka hedhur poshtë atë.

Ish-portieri i Mainzit ka të vetmin qëllim të rikthehet në Anfield dhe të qëndroj aty deri në përfundim të kontratës e cila skadon në verën e vitit 2022.

Interesim për gjermanin kanë shprehur edhe skuadra tjera si West Ham United, Hertha Berlin, Sporting Lisbona dhe Anderlecht. / Tv Malisheva

Share.