Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti.
Projektligji fillimisht i kaloi procedurat në komisione parlamentare.
Ndërsa në lexim të parë ky projektligji ka kaluar në seancën e mbajtur gjatë ditës ku ka marrë 76 vota për.
Kuvendi ka zhvilluar edhe një seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.
Deputeti Armend Muja ka paraqitur mocionin procedural për shqyrtimin e dytë të këtij projektligji i cili u miratua nga 62 deputetë.
Ndërsa pas shqyrtimit, projektligji u miratua në lexim të dytë në seancën pasuese, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.
Kjo nënkupton se për vitin 2023 do të mundësohet zbritja prej 100 euro në faturat e tatimit në pronë.
/TV Malisheva