UEFA ka përjashtuar Juventusin për këtë sezon nga Liga e Konferencës. Skuadra italiane gjithashtu është gjobitur edhe për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar (FFP).
Organi qeverisës i futbollit evropian ka gjobitur edhe Chelsean për shkelje të rregullave të FFP-së si rezultat i “dorëzimit të informacionit financiar jo të plotë”.
UEFA thotë se çështja ka të bëjë me transaksionet që ndodhën midis viteve 2012 dhe 2019.
Juventusi është gjobitur me 17.14 milionë funte (20mln euro), ndërsa Chelsea me 8.57 milionë funte (10 mln euro).
/TV Malisheva