Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh sot se për herë të parë, ekonomia e Kosovës ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës.
Sipas shifrave zyrtare të deklaruara në ATK, Murati ka potencuar se në fund të tremujorit të dytë sivjet, ka pasur të regjistruara 404,965 vende pune aktive.
“Kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë. Punësimi ka qenë prioritet që nga dita e parë, si njëra nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës – Punësim e Drejtësi.”, ka shkruar ndër të tjera Murati në Facebook.
/TV Malisheva