Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës,Vlora Çitaku ka hedhur kritika kundrejtë Qeverisë për të cilën tha se kur armiqtë e jashtëm nuk i’u bënë punë, u mësynë në krijimin e armiqëve të brendshëm, mediave dhe gazetarëve.

Sipas Çitakut, kemi stagnim në ekonomi, shëndetësi, arsim, diplomaci, drejtësi dhe në secilin sektor tjetër.

“Mbi dy vjet keqqeverisje të një mandati të dytë, të mbushur me skandale e afera korruptive, u provuan të mbulohen nga Qeveria me një situatë të tensionuar në pjesën veriore të vendit. Derisa popullin e terrorizuan për disa muaj përmes populizmave luftënxitëse, shtetit ia sollën edhe sanksionet e para nga vetë aleatët më të afërt ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-ja. Në krye të kësaj, u doli edhe përgjimi që dëshmon koordinimin e kësaj Qeverie me kriminelë si Millan Radojçiqi – në dëm të interesit të shtetit dhe qytetarëve. E kur armiqët e jashtëm nuk u bën punë, u mësynë në krijimin e armiqëve të brendshëm: Mediat dhe gazetarët. Pesë ministra e shumë zyrtarë, nga të gjitha llojet, sot janë nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Miliona euro të shpërdoruara e keqmenaxhuara nga ministria, ambasadorë e shefa të ndërmarrjeve – të cilat burimin e kanë të kreu i Qeverisë. Stagnim në ekonomi, shëndetësi, arsim, diplomaci, drejtësi dhe secilin sektor tjetër në Qeveri”, tha ajo.

Teksa theksoi se ky është bilanci i vetëm i Qeverisë për të cilën sipas saj,qytetarët do ta gjykojnë në momentin e parë që do ta kenë mundësinë.

“Varfëri e dëshpërim në secilën familje të qytetarëve të vendit. Ky është bilanci i vetëm i kësaj Qeverie, për të cilin, qytetarët do të dijnë të gjykojnë në momentin e parë që do ta kenë mundësinë”, tha ajo.

/TV Malisheva

Share.