Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK)ka publikuar rezultatet e votimin në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, për nominimin e Avdullah Hotit për të qenë kryeministër.

Në bazë të rezultateve të votave nga gjithsej 124 anëtar aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 117 anëtarë të KP, prej tyre 115 janë shprehur për (pro), ndërsa 2 janë shprehur kundër.

“Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, më 24 prill 2020 në ora 12:00, në pyetjen e shtruar: A e përkrahni propozimin e Kryesisë së LDK-së që z. Avdullah Hoti të përcaktohet kandidat për Kryeministër, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 117 anëtarë të KP, prej tyre 115 janë shprehur për (Po), 2 janë shprehur kundër (Jo), abstenime nuk ka, dhe 7 nuk janë përgjigjur. Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që z. Avdullah Hoti ta përcaktojë kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin që në fund mban nënshkrimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ndërsa, kryesia e kësaj partie ditë më parë kishte nominuar Avdullah Hotin për kryeministër të vendit./ Tv Malisheva

Share.