Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ka shkarkuar Shkëlzen Gashin nga pozita e këshilltarit të tij politik.

“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi. Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, ka shkruar Kurti.

Shkarkimi i tij vjen pasi që Gashi kishte përdorur gjuhë dhe shprehje të rënda ndaj UÇK-së, për të cilën thotë se kishte kryer krime ndaj civilëve serb.

Por, edhe pse Kurti e ka shkarkuar Gashin, ai e ka falenderuar dhe ka thënë se e çmon mendimin e tij.

“Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik”, ka shkruar Kurti.

Poashtu, Kurti ka bërë të ditur se edhe pajtohet me Gashin, ani pse ky hedhë akuza të rënda ndaj UÇK-së dhe luftës së lavidshme për çlirimin e Kosovës.

“Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, ka shkruar Kurti në postimin e tij në facebook./ Tv Malisheva

Share.