Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se lajmi se kjo ministri ka importuar shtylla prej Serbisë është dezinformatë.

Ai ka thënë se “ministria nuk ka asnjë mundësi ligjore që të ndërhyjë, apo të monitorojë e të ndalojë kompanitë private për lëndën e parë që ato importojnë”.

Përmes një reagimi në Facebook, Aliu ka thënë se të gjitha pretendimet që e fajësojnë këtë minsitri për lëndën e parë që e përdorë një kompani private, janë të pavërteta dhe sipas tij me tendencë për të mashtruar opinionin publik.

“Ministria mbikqyr konkursin, projektimin, punimet, cilësinë e realizimit dhe kohën, mirëpo Ministria as nuk e përcakton, e as nuk merr raportim e informim se prej nga vjen lënda e parë që e përdorin kompanitë private të kontraktuara. Ajo pjesë rregullohet vetëm nga ligjet dhe marrëveshjet në fuqi që tregojnë se cilat importe lejohen e cilat jo. Po ashtu, si Ministri ne përcaktojmë specifikacionet teknike dhe dimensionet, por me ligj e kemi të ndaluar që të favorizojmë një produkt apo një prodhues. Sigurisht se ne nuk do të dëshironim që furnizimi për lëndën e parë të bëhej nga Serbia për asnjë produkt, e sidomos nëse mund të sigurohet produkti nga vendet tjera”, ka shkruar ai.

/TV Malisheva

Share.