Cristiano Ronaldo shënoi golin e barazimit në minutat e fundit të takimit për të mbajtur Al Nassr në Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe të enjten.
38-vjeçari shënoi me kokë golin e tij të dytë të sezonit me një përfundim të fuqishëm në minutën e 87-të, për të barazuar 1-1 me kampionët egjiptian Zamalek.
Një humbje do të kishte bërë që Al Nasr të përfundonte i treti në Grupin C dhe të përballej me eliminimin nga turneu. Por, goli i Ronaldos rezultoi që skuadra e tij të përparonte si nënkampione e grupit pas skuadrës tjetër saudite Al-Shabab.
Al Nassr hyri në ndeshjen e së enjtes si favorit për të mposhtur Zamalek, megjithëse Ronaldos dhe bashkëlojtarëve të tij u duhej vetëm një barazim për të kaluar në fazën e eliminimit direkt.
Sadio Mane debutoi si zëvendësues, pasi Al Nassr ishte skuadra paksa më e mirë gjatë 45 minutave të para.
Ylli i Senegalit pothuajse shënoi në debutimin e tij me një gol brenda 121 sekondave nga prezantimi i tij, por ai goditi jashtë pas një krosimi të mirë nga Alex Telles.
Portieri i Zamalek, Mohamed Sobhy, u testua rrallë dhe dukej sikur skuadra e tij do të fitonte derisa Ronaldo u ngrit në mënyrë të shkëlqyer për të futur topin në rrjetë nga një krosim i Ghislain Konan.
Al Nassr do të përballet me skuadrën marokene Raja Club Athletic në tetë të fundit në Abha të dielën.
/TV Malisheva