Ka përfunduar pjesa e parë në super ndeshjen mes Dritës dhe Viktoria Plzenit.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita po barazon 0:0 me Viktoria Plzenin.
Të dyja skuadrat kishin raste për ta gjetur golin, por që portierët mbetën të pamposhtur.
Përballja e sotme është e vlefshme për ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshjen e parë të zhvilluar në Çeki, Drita barazoi si mysafire e Viktoria Plzen pa gola 0:0.
Rezultati i pjesës së parë, 0:0.
/TV Malisheva