Me ndeshjen e sotme kundër Viktoria Plzenit ka mbaruar edhe aventura e Dritës në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës.
Pas plot 90′ minutave lojë dhe 25′ sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Viktoria Plzenit.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Rafiu Durosinmi, i cili kaloi Viktoria Plzen në epërsi prej 1:0 në minutën e 76′ të ndeshjes.
Më pas, Drita arriti ta barazojë rezultatin në 1:1, falë golit të Blerim Krasniqit i cili shënoi në minutën e 90+2′ shtesë.
Kur ndeshja ishte afër përfundimit dhe shihej se do të nevojiteshin vazhdimet, Viktoria Plzen fiton një penallti, të cilën më pas e konkretizoi me gol Erik Jirka në minutën e 90+23′ shtesë.
Me golin e Jirkas, ndeshja përfundoi 2:1 në të mirë të Viktoria Plzen.
Pavarësisht paraqitjes tejet të mirë që treguan futbollistët e Dritës, ajo nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar eliminimin nga gjiganti çek.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Viktoria Plzen.
/TV Malisheva