Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, David Ornstein, Bayern Munichu dhe Tottenhami kanë arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit Harry Kane.
Gjithçka tani mbetet te vendimi i Kane, i cili duhet të tregojë vendimin e tij final së shpejti pas bisedimeve shumë të gjata.
Një ofertë më shumë se 100 milionë euro nga Bayerni thuhet se është pranuar sot nga skuadra e Premier Ligës angleze.
Bayerni do t’i ofrojë Kane një kontratë prej 29 milionë eurosh në vit, ekuivalente me 555 mijë euro në javë, e cila do të ishte dyfish më e lartë se ajo aktuale te Tottenhami.
/TV Malisheva