Paris Saint-Germain i ka bërë të qartë Kylian Mbappes që ai nuk do të luajë këtë sezon për klubin.

PSG do ta marr këtë vendim nëse Mbappe vendos të qëndrojë dhe të respektojë kontratën e tij deri në vitin 2024 dhe më pas të largohet si lojtar i lirë.

Gjithashtu, Mbappes nuk i lejohet as të stërvitet me ekipin e parë të klubit.

Por, thuhet se Mbappe i ka thënë PSG-së që ai nuk do të largohet nga klubi këtë verë pavarësisht sanksioneve të klubit.

/TV Malisheva

Share.