Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën.

Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale.

Janë mbreti i ushqimeve antioksidante

Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht.

Ulin dëmtimin e qelizave

Kjo ndihmon shumë në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj tumoreve. Dëmtimi i qelizave është pjesë e jetës së përditshme. Madje kjo ndodh dhjetëra mijëra herë në ditë, në çdo qelizë të trupit.
Dëmtimi i qelizave është pjesë e arsyes që ne plakemi më herët apo më vonë dhe ky dëmtim luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve tumorale.

Ulin tensionin e gjakut

Në një studim Universitetit Mjekësor të Cleveland, SHBA, individë me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës vërejtën një ulje 4-6% të tensionit të lartë, pas konsumimit të 50 gramë boronica në ditë, për tetë javë.

Ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe në përmirësimin e kujtesës

Antioksidantët përbërës të boronicave duket se kanë ndikime pozitive në funksionimin e trurit. Ato vonojnë rënien e funksioneve të tij të lidhura me moshën.

Një studim që zgjati gjashtë vjet, ku morën pjesë 16,010 të moshuar vërtetoi se boronicat dhe luleshtrydhet vonuan plakjen me deri 2.5 vjet.

Kanë efekt anti-diabetik

Boronicat kanë shumë më pak sheqer krahasuar me frutat e tjera. Një kupë përmban vetëm 15 gramë sheqer natyral, aq sa një mollë e vogël apo një portokall.

Fakti që ato janë të shijshme, me ngjyrë të bukur dhe mund të shijohen si të freskëta edhe të ngrira, i bën ato edhe më të mira.

/TV Malisheva

Share.