Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për kryetar Bashkie në bashkinë e Kukësit.
Begaj shpalli sot sot (e premte) dekretin për “Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.
Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra në 16 qershor 2023 kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, pas publikimit të një videoje intime.
Më herët, ishte vetë kryetari i bashkisë së Kukësit që deklaroi se kishte paraqitur dorëheqjen e tij nga posti që mbante prej vitit 2019.
/TV Malisheva