Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Moises Caicedo i ka thënë Liverpoolit se ai e dëshiron vetëm kalimin te Chelsea.

Liverpooli arriti një marrëveshje me Brightonin për Caicedon në vlerë të 127 milionë eurove siç u konfirmuar nga Jurgen Klopp, por nuk kishte marrëveshje me lojtarin.

Caicedo veçse e ka informuar Liverpoolin dhe Klopp që ai dëshiron t’i bashkohet Chelseat, pavarësisht testeve mjekësore të caktuara.

Caicedo nuk do të udhëtojë në Liverpool gjatë orëve në vazhdim, pasi që Chelsea pritet të bëjë një ofertë të re për yllin ekuadorian.

/TV Malisheva

Share.