Edhe pse Liverpooli dhe Brightoni arritën marrëveshje për transferimin e Moises Caicedos, ky i fundit ka refuzuar kalimin te “Të Kuqtë”.
Caicedo thuhet se dëshiron vetëm kalimin te Chelsea, dhe këtë gjë ia ka kumtuar sot Jurgen Klopp dhe Liverpoolit.
Klopp e konfirmoi sot marrëveshjen e arritur mes Liverpoolit dhe Brightonit, ndërsa tani për yllin ekuadorian ka folur edhe trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino.
“Unë nuk flas kurrë për lojtarë që nuk na përkasin neve. Unë jam i respektueshëm. Ne po punojmë shumë për të provuar që të sjellim sa më shumë lojtarë në skuadër, ne dëshirojmë të sjellim kualitet”, tha Pochettino.
Chelsea pritet të bëjë sot një ofertë të re për Caicedon, e cila duhet të jetë më e lartë se 127 milionë euro (oferta e Liverpoolit), pasi që Brightoni e ka bërë të qartë se do ta shes lojtarin vetëm te skuadra që ofron më shumë para.
/TV Malisheva