Sipas gazetarëve të njohur dhe mediumeve gjermane, transferimi i Harry Kane te Bayern Munichu është punë e kryer.

Kane po largohet nga Tottenhami drejt Bayernit, dhe për këtë gjë tani ka folur edhe trajneri i kampionit gjerman, Thomas Tuchel.

Në konferencën për media, Tuchel u pyet për Kane, dhe më pas filloi të buzëqesh duke u përgjigjur:

“Sigurisht ju dini më shumë se unë se ku gjendet ai dhe se çfarë po bën. Ne jemi duke punuar në të, nuk është sekrete, por derisa nuk ka ndonjë vendim, unë nuk mund të them asgjë”.

/TV Malisheva

Share.