Në fillim të javës së ardhshme do të nis sezoni i Superligës së Kosovës për grupmoshat U21, risi kjo e sezonit të ri në futbollin vendor.

Pjesëmarrëse do të jenë 10 ekipet elitare me grupmoshën e futbollistëve deri në 21 vjeç, ku ky format i ri do të ofrojë mundësi për futbollistët e rinj të tregojnë vlerat e tyre.

Besohet se kjo ligë do të ngrit nivelin e futbollit në Kosovë si dhe do të sjellë entuziazëm te futbollistët e rinj.

Orarin e ndeshjeve të xhiros së parë e gjeni më poshtë:

Dukagjini – Malisheva, e hënë 17:00, Klinë

Prishtina – Feronikeli 74, e martë 13:00, stadiumi i 2 Korrikut

Drita – Llapi, e mërkurë 17:00, Livoç

Liria – Ballkani, e mërkurë 15:00, Prizren

Fushë Kosova – Gjilani, luhet më vonë.

/TV Malisheva

Share.