Libri propagandistik “Brenda vitit në Prizren” i shtypur dhe i shitur në Serbi që iu drejtohet fëmijëve të moshës 10-vjeçare dhe ndjek personazhe dhe ngjarje që nxisin nacionalizëm, dhunë dhe bëjnë thirrje për trazira, duke përdorur narrativën nacionaliste si një mjet me ndikim.

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, thotë se disa nga ilustrimet e këtij libri tregojnë se si e ëndërrojnë serbët që të okupojnë edhe kampin amerikan Bondsteel.

“Shteti që udhëhiqet nga gebelsi ballkanik, Vuçiqi, ish-ministri i propagandës së kriminelit të luftës Millosheviq, ka botuar edhe një libër me vizatime për fëmijë, me titull shovenist ‘Brenda vitit në Prizren’. Disa nga ilustrimet e këtij libri tregojnë se si e ëndërrojnë serbët edhe Kampin amerikan Bondsteel – të okupuar nga ushtria e çetnikët serbe; forcat serbe në oborrin e manastireve ortodokse në Kosovë etj”, shkruan Musliu në rrjete sociale.

Musliu thekson se nuk është libri i vetëm që tregon ambiciet okupuese të Serbisë ndaj Kosovës, pasi ka edhe të tjerë.

“Ky libër me vizatime nuk është i pari që shpërfaq ambiciet okupuese ushtarake serbe ndaj Kosovës. Libra të tjerë të ngjashëm janë botuar atje, e të cilët hapur flasin për orientimin serb anti-NATO-s dhe tejet për Rusinë”, vijoi Musliu.

/TV Malisheva

 

Share.