Bayern Munich e konfirmoi sot transferimin e Harry Kane nga skuadra e Tottenham Hotspur.

30 vjeçari anglez ka rënë dakord për kalimin te Bayerni, dhe ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare, që do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri më 30 qershor të vitit 2027.

Kane do ta bartë numrin 9 në fanellën e tij te Bayerni.

Pas kompletimit të transferimit të tij, Kane u shpreh tejet i lumtur që është pjesë e njërit prej klubeve më të mëdha në botë.

“Jam tejet i lumtur që jam pjesë e Bayernit tani. Bayerni është njëri nga klubet më të mëdha në botë, dhe unë gjithmonë e kam thënë që unë dua të garojë dhe të tregojë vetën time në nivelet më të larta gjatë karrierës sime. Ky klub definohet nga mentaliteti i fituesit që e la, është ndjenjë tejet e mirë që jam këtu”, tha Kane.

Transferimi i Kane i ka kushtuar Bayernit plot 100 milionë euro, si dhe 10 milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

/TV Malisheva

Share.