Futbollisti francez, Wissam Ben Yedder është akuzuar për përdhunim, tentim-përdhunim si dhe sulm seksual, sipas prokurorëve në Francë.
Prokuroria e Nice e ka konfirmuar mbrëmë se ka hapur rast ndaj Ben Yedder, i cili momentalisht luan për Monacon dhe Kombëtaren e Francës.
Sipas mediave lokale, incidenti ka ndodhur në muajin korrik në Beausoleil në regjionin e Cote d’Azur.
Në pritje të gjykimit, Ben Yedder është vënë nën mbikëqyrje gjyqësore, ku i ngarkohen disa detyrime nga gjykata.
/TV Malisheva