Së fundmi po spekulohet vazhdimisht për një rikthim të Neymarit te Barcelona.

Neymar është duke punuar me Paris Saint-Germain që të dy palët të gjejnë akordin për largimin e yllit brazilian.

Neymar thuhet se është pranë kalimit te Barça, madje raportohet se është arritur edhe akordi personal.

Tani, rreth kësaj situate ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.

“Unë veçse e kam thënë se merkato është e hapur deri më 31 gusht, kështu që fokusi im është te Getafe. Unë nuk mund të them asgjë më shumë”, tha Xavi.

/TV Malisheva

Share.