Lionel Messi ka trembur skuadrën e Inter Miamit gjatë stërvitjes të hënën, kur u duk se kishte lënduar kyçin e këmbës së majtë.
Fituesi i Kupës së Botës po merrte pjesë në stërvitjen e skuadrës kur u rrëzua në tokë dhe u pa duke e mbajtur këmbën e majtë më të dy duart.
Këto u dukën skena shqetësuese një ditë para gjysmëfinales së tyre të Ligës Kupës kundër Philadelphia Union, përcjellë KosovaPress.
Por trajneri i Miamit, Tata Martino, këmbënguli se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.
“Nëse do të ishte diçka serioze, jam i sigurt që të gjithë do të ishin tronditur”, tha Martino.
“Isha vetëm në një pjesë të seancës sepse kisha një takim më pas dhe po përfundoja përgatitjet, kështu që nuk e pashë saktësisht se çfarë ndodhi. Meqenëse të gjithë ishin mirë, mendoj se asgjë nuk ka ndodhur’, theksoi ai.
Messi më vonë u fotografua duke fluturuar me skuadrën për në Filadelfia përpara ndeshjes së sotme.
/TV Malisheva