Një person në Mitrovicë ka humbur jetën pasi dyshohet të ketë rënë nga lartësia e katit të tretë të shtëpisë së tij e ka bërë të ditur, zëdhënësi Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Rasti në rrugën “Ismail Loshi” është raportuar se ka ndodhur pasdite dhe bëhet fjalë për viktimë rreth moshës 52 vjeçare.
“Sot, rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën ‘Ismail Loshi’ në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e katit të III-të të shtëpisë së tij, ka humbur jetën viktima mashkull nga Kosova rreth 52 vjeçar”, ka thënë Zahiti.
/TV Malisheva