Kositja e barit nuk ndikon vetëm që kopshti juaj të duket bukur por gjithashtu mund t’ju shpëtojë jetën.
Studiuesit pretendojnë se një në dhjetë vdekje të hershme mund të shmanget nëse njerëzit joaktivë kositin barin për 11 minuta në ditë.
Periudhat e shkurtra të ushtrimeve si ecja e shpejtë, kërcimi, gjimnastika në ujë ose kopshtaria çdo ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, shkruan dailymail.
Ekipi i Universitetit të Cambridge-it tha se 75 minuta ushtrime të moderuara në javë – gjysma e sasisë së rekomanduar – mund të ulin rreziqet në krahasim me mungesën e ushtrimeve.
Ekspertët analizuan 196 artikuj kërkimor në lidhje me përfitimet shëndetësore të ushtrimeve që përfshijnë më shumë se 30 milionë të rritur.
Rreziku i vdekjes së hershme, sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit zvogëlohet sa më shumë që dikush ushtrohet.
Ekipi vlerësoi se një në dhjetë vdekje të hershme mund të parandalohej nëse njerëzit joaktivë bënin të paktën 75 minuta stërvitje të moderuar në javë.
/TV Malisheva