Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Al Hilal i ka prishur punë Bayern Munichut sa i përket transferimit të portierit, Yassine Bounou.
Bëhet e ditur se Al Hilal është duke e finalizuar marrëveshjen me Sevillan për transferimin e Yassine Bounou.
Bisedimet gjenden në fazën e fundit, ndërsa tarifa e transferimit do të jetë afro 18/19 milionë euro.
Në anën tjetër, Bayerni është larguar nga bisedimet sot, pasi që beson se oferta e Al Hilal është shumë më e lartë.
/TV Malisheva