Kanë kaluar më pak se një vit që kur Apple lansoi iPhone 14, por duket se përdoruesit tashmë po përballen me probleme me telefonat e tyre.

Disa përdorues të iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro janë ankuar në rrjetet sociale se bateritë e tyre po mbarojnë papritur shpejt.

Disa përdorues të hutuar kanë hyrë në Twitter këtë javë për të diskutuar për këtë teme, shkruan dailymail.

“E bleva telefonin në nëntor të vitit të kaluar. Kapaciteti i baterisë ka rënë në 89% në vetëm 9 muaj. Kjo definitivisht nuk është normale. Unë kam pasur pothuajse çdo iPhone që nga iPhone 6 dhe ky është më i keqi që kam parë ndonjëherë.’, shkruan një përdorues në X.

Ndërsa arsyeja e problemit mbetet e paqartë, përdoruesit kanë paraqitur disa teori, duke përfshirë ngarkimin ose mbinxehjen e “MagSafe”.

MailOnline ka kontaktuar Apple për koment.

Nëse jeni duke përjetuar problemin, ka disa gjëra që mund të bëni për të optimizuar performancën e baterisë suaj.

Apple këshillon përditësimin me softuerin më të fundit, zvogëlimin e ndriçimit të ekranit dhe përdorimin e WiFi kur është i disponueshëm.

Përndryshe, mund ta vendosni iPhone tuaj në modalitetin e energjisë së ulët (Low Power Mode).

“Modaliteti i fuqisë së ulët redukton ndriçimin e ekranit, optimizon performancën e pajisjes dhe minimizon animacionet e sistemit,” shpjegoi Apple.

/TV Malisheva

Share.