Një punëtor, shtetas nga i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës në Lipjan.

Policisë e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dje pasdite (e martë) rreth orës 17:00.

“Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e 24 orësh të policisë së Kosovës.

Ndërsa, edhe të hënë një punëtor ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në Prishtinë.

/TV Malisheva

Share.