Burrat që ishin në formë kur ishin më të rinj kanë deri në 40% më pak gjasa të zhvillojnë 9 lloje të kancerit, zbulon një studim i madh i kryer në një periudhë kohore prej më shumë se 30 vjetëve.
Në bazë të këtij studimi, ata me aftësi të mirë kardiorespiratore në moshë të re kishin më pak gjasa të zhvillonin kancerin e zorrëve, veshkave, mëlçisë, pankreasit dhe mushkërive në moshë më të vjetër.
Fitnesi kardiorespirator i referohet aftësisë së një personi për të bërë ushtrime aerobike si vrapimi, çiklizmi dhe noti për periudha të qëndrueshme, apo edhe për të ngjitur shkallët.
Studiuesit nga Universiteti i Goteborgut në Suedi analizuan të dhënat për më shumë se një milion meshkuj të cilët iu nënshtruan një sërë testesh kur u rekrutuan në ushtri midis moshës 16 dhe 25 vjeç, shkruan dailymail.
Kjo përfshinte një test çiklizmi, rezultatet e të cilit studiuesit përdorën për të klasifikuar pjesëmarrësit në kategoritë e fitnesit kardio-respirator “të lartë”, “mesatar” ose “të ulët”.
Gjendja e tyre u përcjellë deri në të pesëdhjetat e tyre, kohë gjatë së cilës 7% zhvilluan kancer.
Krahasuar me meshkujt që kanë shkuar më pak në fitnes gjatë moshës së tyre të re, të bërit më shumë fitnes kardio-respirator lidhej me një rrezik më të ulët të zhvillimit të llojeve specifike të kancerit.
Reduktimi më i madh u pa në kancerin e mushkërive – me nivele të larta të fitnesit që çojnë në një rrezik të ulët prej 42 për qind – i ndjekur nga kanceri i mëlçisë dhe kanceri i tubit ushqimor.
“Ky studim tregon se fitnesi tek të rinjtë e shëndetshëm lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të 9 nga 18 kancere”, shtuan ata.
“Këto rezultate mund të përdoren në hartimin e politikave të shëndetit publik, duke forcuar më tej nxitjen për promovimin e ndërhyrjeve që synojnë rritjen e aftësisë kardiorespiratore tek të rinjtë.”
Ekipi paralajmëroi se ata nuk kishin të dhëna për dietën, marrjen e alkoolit, pirjen e duhanit ose ndryshimet në fitnes gjatë rrjedhës së studimit.
Gjetjet u botuan në British Journal of Sports Medicine.
/TV Malisheva