Milot Rashica edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i gjigantit turk Beshiktash.

Reprezentuesi nga Kosova tashmë është prezantuar te skuadra e re që përmes një video në rrjetet sociale ka zyrtarizuar blerjen e reprezentuesit nga Kosova.

Kalimi i Rashicës në Beshiktash mësohet se ka koston e 5.5 milionë eurove, ndërsa lojtari raportohet se ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.

Edicionoin e kaluar Rashica luajti për rivalin e Besiktasit, Galatasarain në formë huazimi nga Norwich City.

/TV Malisheva

Share.