Pas lajmit ekskluziv të dhënë se klubi i futbollit Gjilani së shpejto do të bëhet me pronarë të rinj, tashmë kanë reaguar edhe tifogrupi i kësaj skuadre, të njohur si “Skifterat”.
Ata përmes një postimi në “Facebook” kanë dhënë shenja se skuadra po rikthehet dhe se do të vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm atë.
“Qetë, ktu jena! Si përherë, i dalim zot dashnisë ❤️🩹”, kanë shkruar ata në reagimin e tyre.
Ndryshe, Gjilani nuk e ka zhvilluar ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll kundër Fushë Kosovës, ndërsa ajo e xhiros së dytë, kundër Prishtinës është shtyrë për ditën e mërkurë të javës së ardhshme.
/TV Malisheva