Vetëm dy javë pasi vendosi që të largohet, Përparim Islami është shumë pranë rikthimit te Gjilani.

Qendërmbrojtësi njoftimi largimin nga Gjilani në fillim të muajit gusht pas telasheve financiare dhe organizative nga ana e klubit, por tani klubi gjilanas është shumë afër kalimit tek pronarët e rinj të cilët kanë filluar kontaktet me lojtarë të ndryshëm për t’i forcuar radhët e ekipit.

Njëri ndër ta është Përparim Islami. Futbollisti është shumë afër arritjes së marrëveshjes për t’u rikthyer te Gjilani dhe se gjithçka mund të mbyllet ditëve në vijim.

Mësohet se Islami ka oferta edhe nga klubet të tjera te Kosoves si dhe ato shqiptare, por që ai dëshiron që të luaj për Gjilanin dhe se është në pritje të tyre.

/TV Malisheva

Share.