Rreth 450 libra nga 30 autorë të ndryshëm janë në minibibliotekën rome në Prizren. Unike në llojin e saj, aty mund të gjenden jo vetëm libra por edhe dokumente të rëndësishme për historinë dhe kulturën rome. Mësimdhënësja e gjuhës rome, njëherit kreatorja e kësaj minibiblioteke, Urma Menekshe thotë se nevoja për të ka qenë e madhe, ndërsa është e kënaqur me interesimin e të rinjve për t’u shërbyer me libra.
Menekshe tregon se hapja e kësaj minibiblioteke bëri që shumë nxënës të komunitetit rom të kenë qasje në librat në gjuhen rome.
“Nevoja, ose kërkesa e bibliotekës rome, është shumë e madhe për shkak se kemi nevojë për dokumente, kemi nevojë për librat, kemi nevojë për shumë për të mësuar shumë për historinë por edhe për të treguar historinë rome, kulturën dhe lexuesit të njohur rom. Kjo bibliotekë është shumë e mirëpritur dhe e kërkuar nga të gjithë komunitetet, si shumicë ashtu edhe pakicë, ku si nga hapja ka interesim të intelektualëve, apo autorëve rom të cilët na kanë dhuruar libra për t’i promovuar në këtë bibliotekë”, tha Menekshe.
Përralla, poezi, prozë, e tituj edukues e historiko-kulturor mund të gjenden në këtë minibibliotekë.
“Kam menduar që të kemi dhe për përralla rome ku nxënësit ose lexuesit romë, kur shkojnë në shtëpi për të qenë më shumë e kapshme gjuha rome, të mësojnë përrallat ose romanet në gjuhen rome, mirëpo me bashkëbisedim me autorë kam arritur të gjejmë edhe zhanre të ndryshme të librave rome sikurse epet botërore të cilat janë përkthyer si ‘Odisea’, ‘Iliada’ ose të tjerë, po ashtu edhe romanet të ndryshme të cilat janë shkruar, e kemi fjalor nga shumë autorë të njohur, kemi histori të cilët kanë shkruar për romët e Kosovës, romët e Ballkanit, romët e Maqedonisë (së Veriut), po ashtu çdo lloj të zhanreve të librave kemi në këtë bibliotekë për të qenë me shumë nevojë interesim i popullit për të lexuar librat rome”, u shpreh Menekshe.
Po ashtu, në këtë minibibliotekë gjenden autorë të ndryshëm, duke filluar nga dy emrat e rëndësishëm si Ibrahim Elshani e Kujtim Paçaku, por nuk mungojnë as ata të huaj, veprat e të cilëve janë përkthyer në gjuhen rome.
“Autorët më të njohur si fillim kemi hulumtuar për autorë kosovarë, i cili është më i njohur profesori Ibrahim Elshani por edhe profesori Kujtim Paçaku. Ibrhaim Elshani ka pasur shumë epe botërore ka përkthyer në gjuhën rome, kurse Kujtim Paçaku disa poezi të rëndësishme të cilat tregojnë për rëndësinë e komunitetit rom, këta janë autorët më të njohur të Kosovës… 05:09Përveç autorëve kosovarë kemi autorë ndërkombëtarë nga Maqedonia e Veriut, nga Gjermania, nga Rumania, Bullgaria vende të cilët kanë kontribuar për gjuhen rome”, tha ajo.
Menekshe është e kënaqur edhe me interesimin e të rinjve për të shfrytëzuar fondin e librave që ka kjo minibibliotekë, edhe pse tashmë është bërë një qendër ku edhe promovohen titujt e rinj.
“Po ashtu nxënës të shkollave të mesme të ulët, shkollave fillore dhe universiteteve të Kosovës kanë vizituar bibliotekën rome për t’i shikuar, lexuar ose për t’i marrë librat për t’i lexuar, hulumtuar librat e gjuhës rome mirëpo funksionimi nuk është me pagesë, është falas, e kemi një fletushkë si në çdo bibliotekë tjetër, nëse bëhesh anëtar e merr fletushkën e sheh emrin, autorin e librit dhe e ke një kohë të caktuar deri të kthesh librin dhe pas kthimit mund të marrësh një libër tjetër”, vijon ajo.
Minibiblitoeka, e hapur nga mbështetja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e përkrahur edhe nga UNDP e organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” ka ende nevojë për përkrahje në mënyrë që të zgjerojë hapësirat e saj.
“Minibiblioteka rome ishte hapi i vogël por i rëndësishëm për komunitetin rom për arsye se nuk e kemi pasur një bibliotekë e cila posedon me 450 libra dhe 30 autorë dhe vendas dhe ndërkombëtarë dhe unë synimin tim për të ardhmen duhet më shumë mbështetje për këtë bibliotekë, duhet më shumë përkrahje për bibliotekë dhe në të ardhmen që biblioteka të jetë më serioze, të ketë vend më të madh dhe lexuesit rom dhe jo rom të jenë më të lirë për të lexuar dhe të jenë për të hulumtuar për gjuhë, kulturë dhe historinë rome”, përfundon Menekshe.
Menekshe thotë se kanë kontribuar edhe në hapjen e një këndi me libra në gjuhën rome në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
/TV Malisheva