Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani synon që ta bëjë hapin e radhës drejt fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ata sot do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese kundër skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln.

Skuadra e Ilir Dajës futet në këtë ndeshje me epërsinë e dy golave nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në rast se Ballkani sot kalon në Play-off, shuma që do të përfitonte është 1 milion e 560 mijë euro, 260 mijë euro si ekip Kampion, 100 mijë euro nga turni i parë Champions, 250 mijë euro nga turni i dytë i Conference Ligës, 200 mijë euro nga turni i tretë i CL, 750 mijë euro në pjesëmarrje të Play-offit dhe në rast të kalimit në fazën e grupeve, atëhere kjo shumë do të dyfishohet dhe do të kapin shumën prej rreth 3.5 milionë eurosh.

/TV Malisheva

Share.