Pas publikimit të listës prej tre lojtarëve të cilët do të garojnë për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, UEFA ka publikuar edhe listën prej tre trajnerëve të cilët janë në garë për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2022/23.
Sikurse lista për çmimin për lojtarin më të mirë, edhe ajo për trajnerë u bë nga një juri e cila përbëhej nga trajnerët e klubeve që luajtën sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, Ligën e Konferencës dhe Ligën e Evropës.
Po ashtu, në juri ishin të përfshirë edhe trajnerët e ekipeve kombëtare që janë pjesë e UEFA-s, si dhe një grup i gazetarëve që u zgjodhën nga Media Evropiane e Sportit (ESM).
Tre trajnerët që mblodhën më së shumti pikë, dhe tani garojnë për çmimin e më të mirit të vitit janë:
Pep Guardiola – Manchester City
Simone Inzaghi – Inter
Luciano Spalletti – Napoli
/TV Malisheva