Numri i turistëve që vizituan Shqipërinë vijoi rritjen edhe përgjatë muajit qershor.

Sipas raportit mbi strukturat akomoduese, publikuar sot nga INSTAT, numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 76.4 % në qershor, krahasuar me qershorin e vitit të shkuar. Në total numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 49.7 %, në krahasim me qershorin e 2022.

Të dhënat tregojnë se numri më i lartë i pushuesve jorezidentë u shënua nga Kosova, ndjekur nga pushesit italianë, polakë dhe ata gjermanë. Sipas INSTAT pushuesit gjermanë jorezidentë shënuan rritje me 6.8 %. 8.3 % e pushuesve jorezidentë ishin italianë, 12.6 % polakë dhe 3.6 % e pushuesve ishin spanjollë.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 52.8 %, në krahasim me qershorin e 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit, numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 36 %, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga jorezident është rritur me 60.7 %.

Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2.5 herë. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 75 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, transmeton ATSh.

Numri i vizitorëve jorezident të cilët janë akomoduar në “hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 70 %.

/TV Malisheva

Share.