Presidentja Vjosa Osmani, në rrjetin social Facebook, në llogarinë e saj në Facebook, shkroi për vizitën në Komunën e Klinës, ku u shpreh se ishte kënaqësi të ishte aty dhe i falenderoi qytetarët e Klinës për mikpritje.

Postimi i plotë:

“Vizitën në këtë komunë të vendosur mes peisazheve piktoreske dhe e cila shquhet për diversitet dhe harmoni fetare, e filluam me një diskutim të frytshëm me kryetarin Zenun Elezaj mbi sfidat me të cilat po përballet komuna, si dhe për projekte të ndryshme në përfitim të qytetarëve të saj.

Në bashkëbisedim me të rinjtë e organizatës “Ardhmëria”, ishte inkurajuese të dëgjoj për iniciativat e tyre vullnetare dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të ardhmen.

Ndërkaq, ishte kënaqësi që të njihem edhe me punën e bizneseve në komunë, përfshirë prodhuesin e birrës artizanale “Grembeer”, biznesin e prodhimit të veshjeve për fëmijë “Vesbaby”, fidanishten “Duhani”, si dhe biznesin “Elava” që udhëhiqet nga gratë e komuniteteve joshumicë. Ishte mbresëlënës shpirti ndërmarrës dhe kreativ i grave e burrave të Klinës, të cilët përmes punës së tyre po rrisin mirëqenien dhe mundësitë për qytetarë pa dallim.

Na Famullinë e Zllakuqanit, falënderova banorët e fshatit, të cilët më 1999, duke hapur zemrat dhe shtëpitë u dolën në ndihmë të dëbuarve nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Faleminderit sërish për mikpritjen e ngrohtë të gjithë qytetarëve të Klinës, përfshirë mërgatës sonë, dhe shihemi në komunën e radhës!”, u shpreh Osmani në Facebook.

/TV Malisheva

Share.