Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Përparim Thaçi”, skuadra e Lirisë ka barazuar pa gola, 0:0 me Dritën.

Në fakt, Drita arriti të shënonte tre gola, por që të gjithë i anuloi VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje. VAR-i anuloi golin e Besnik Krasniqit (minuta e 25’), të Almir Ajzerajt (minuta e 44’) dhe Albert Dabiqajt (minuta e 79’).

Ndërkaq, situatë e njëjtë nuk ishte në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Malisheva e shkatërroi Fushë Kosovën duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:1.

Golat për vendasit i shënuan Altin Aliu (minuta e 23’ dhe minuta e 84’), Drilon Hazrollaj (minuta e 60’, minuta e 67’ dhe minuta e 94’) dhe Ilir Mustafa (minuta e 89’).

Ndërkaq, golin e nderit për Fushë Kosovën e shënoi Urim Statovci në minutën e 25’ të ndeshjes.

Rezultatet finale:

Malisheva 6:1 Fushë Kosova

Liria 0:0 Drita

/TV Malisheva

Share.